Ministrja Hajdari: 3 milionë euro ndahen për grante, inkurajojmë bizneset e personat fizikë për aplikim

Ministrja Hajdari: 3 milionë euro ndahen për grante, inkurajojmë bizneset e personat fizikë për aplikim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, njoftoi rreth ndarjes së tri grant-skemave që do të jenë në dispozicion për ndërmarrësit dhe personat fizikë, me synim hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizimin e sektorit privat.



“Këtë vit kemi ndarë nga buxheti tre milionë euro. Kemi qëllim përkrahjen e të gjithë sektorëve dhe të zvogëlojmë deficitin tregtar, të rrisim investimet dhe eksportin”.

“Bizneset dhe personat fizikë i inkurajojmë që të aplikojnë për mbështetjen financiare për këto grant skema në linkun E-Kosova, që është shpallur në uebsajtin e ministrisë sonë”.

Ajo po ashtu njoftoi gjithë qytetarët dhe bizneset se aplikimi online do të bëhet prej datës 26 gusht deri më 15 shtator 2021. 

Related Articles