Themelimi i Gjykatës Komerciale do të ndihmojë bizneset në zgjidhjen e mos marrëveshjeve në Kosovë dhe jo të përfundojnë në Gjykatat ndërkombëtare, derisa kjo do të iu lehtësojë punën edhe investitorëve kështu ka thënë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MTI) Rozeta Hajdari.
Ajo tuje shtoi se qëllimi i ministrisë është të rrisë potencialin e industrisë dhe të bërit biznes.
“Gjykata Komerciale është e rëndësisë tejet të lartë. Themelimi i Gjykatës Komerciale do të ndihmojë biznesin. Të gjitha çështjet që janë sa i përket bizneseve dhe mosmarrëveshjeve do të zgjidhen në Kosovë dhe jo të përfundojmë në gjykatat ndërkombëtare me klauzolat e arbitrazheve. Përmes Gjykatës Komerciale është në plan sidomos në planin e reformës ekonomike që është integruar si masë në planin e ministrisë dhe tregtisë. Investitorët mund të vijnë së pari të pyesin në ministri për mundësinë e zgjidhjes së problemeve të tyre para se t’i drejtohen Gjykatës Komerciale. E nëse nuk kanë sukses edhe në Gjykatën Komerciale atëherë mund të shkojnë edhe më larg”.
“Qëllimi ynë si ministri është që sa më shumë të rrisim potencialin tonë të industrisë të lehtësojmë ambientin e të bërit biznes, të nxisim investime dhe të përmirësojmë politika tregtare për përmasimin e bilancit tregtar dhe të ofrojmë sa më shumë për përmasimin e infrastrukturës së cilësisë dhe është e rëndësishme edhe bashkëpunimi me vendet jashtë Kosovës të cilat veçse kanë mundësi të sjellin linjat e tyre të prodhimit apo zinxhirëve të furnizimit në Kosovë”.
Ajo tha se përveç disa ligjeve që i ka shtyrë ministria është duke u marrë me shumë probleme, duke u munduar të ndalin disa kontrata keqbërëse ndaj parasë publike siç ishin ato në fushën e naftës dhe duhanit.
“Kemi bërë një skanim të mirë në ministri. Ne kemi gjetur disa ligje që janë të mira. Ka procese që janë zhvilluara mirëpo nuk kemi gjetur dokumente të politikave sa i përket tregtisë, industrisë dhe inovacionit dhe asnjë politikë për eksportin. Përpos disa ligjeve që i kemi shtyrë sepse në 100 ditëshin e parë jemi marrë me shumë probleme duke u munduar t’i ndalim disa kontrata keqbërëse ndaj parasë publike siç ishin në fushën e naftës dhe duhanit”.
“Ne kemi shtyrë edhe ligje dhe udhëzime administrative sa i përket lehtësimit të të bërit biznes që janë gjithsej 5 udhëzime, dy ligje poashtu koncept dokumenti për pronën industriale me 5 ligje, ligji për konkurrencën, inspektimet që do t’i bashkojë të gjitha inspektimet në një platformën elektronike. Këto ligje do të azhurnohen me kritere për investitorët potencial në Kosovë”.
Megjithatë, Hajdari tha se janë marrë edhe me udhëzimin administrativ të vitit 2020 i cili ishte nxjerrë jashtëligjshëm, një kontratë që lejon monitorimin e naftës në Kosovë.
Për këtë çështje, ajo shtoi se i janë drejtuar Policisë dhe Gjykatës, duke shtuar se me hetimin është duke u marrë Prokuroria.
“Ne menjëherë jemi marrë me udhëzimin administrativ 09/2020 dhe ai udhëzim ishte nxjerrë jashtëligjshëm dhe si rezultat i dëmshëm kishte sjellë një kontratë që lejon monitorimin e naftës në Kosovë. Kjo nuk është paraparë në ligjin e vjetër dhe as tani në ligjin e tanishëm”.
“Ne nuk kemi anuluar komplet udhëzimin administrative për shkak se kontrata me kompaninë e jashtme paraqet klauzolën e arbitrazhit dhe kjo do të kish mundur të na kushtojë prandaj i jemi drejtuar Policisë e Gjykatës që të merren me hetim. Hetimi ka filluar dhe po marrin nga Prokuroria dhe do të shohim rezultatin se si do të vijë”.
Sipas saj, ministria e Industrisë dhe Tregtisë ka trashëguar një buxhet shumë modest ku prioriteti kryesor i Qeverisë do të jetë punësimi dhe drejtësia.
“Ministria e industrisë dhe tregtisë ka trashëguar një buxhet shumë modest. Megjithatë ne e dimë se me ministrin Murati e kemi parasysh prioritetin e Qeverisë punësim dhe drejtësi. Tani pakoja e rimëkëmbjes ekonomike përfshin shumë masa të cilat veçse e lehtësojnë rritjen e punësimit, rritjen e eksportit nga industria e Kosovës”.