Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Speciales për ish-presidentin Hashim Thaçi, të cilit nuk po i lejohet pjesëmarrja në varrimin e babait të tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se për këtë vendim të padrejtë ndaj Thaçit, do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta Enigma/