Minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur sot para grave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu theksoi faktin se në qeveri janë miratuar një sër ndryshimesh, në Kodin Penal, si dhe të Procedurës Penale, e se të njejtat ndryshime pret që të miratohen në Kuvend.
“Janë miratuar në qeveri, një sër ndryshimesh në Kodin Penal dhe Kodin e Procedrurës Penale.
Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror, ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet, marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera, ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje tjera nga legjislacioni.
Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit, për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit, për dhunuesit do të zbatohet vetëm masë e paraburgimit.” ka thënë Haxhiu, duke shtuar se këto ndryshime janë të domosdoshme.
Tutje Haxhiu ka thënë se feminizmi është për të gjithë.