Ministrja Haxhiu për rastin në spitalin e Pejës: Mizor, krim shumë i rëndë

Ministrja Haxhiu për rastin në spitalin e Pejës: Mizor, krim shumë i rëndë

Rast mizor dhe i paprecedent, krim shumë i rëndë, është cilësuar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rasti në spitalin e Pejës, ku një foshnje e vdekur është futur në lavatriçe me çarçafë.  

Ministrja Haxhiu ka thënë se për këtë rast personat përgjegjës duhet të marrin dënimin e merituar dhe jo vetëm suspendim apo largimi nga puna.

“Rasti në Pejë është rast jashtëzakonisht i rëndë. Tashmë Policia dhe Prokuroria janë duke u marr me këtë çështje, është një rast mizor i paprecedent, shumë krim i rëndë. Unë jam e bindur që institucionet do ta kryejnë punën e tyre, sikurse jo vetëm ndaj personave që e kanë bërë atë krim të rëndë por edhe ndaj personave përgjegjës në gjinekologji, pra në Spitalin e Pejës. Tashmë ka pasur disa suspendime, por nuk mjafton vetëm suspendimi apo largimi nga vendet e tyre të punës sepse njerëzit që s’i kryejnë detyrat apo që janë bashkëpunëtorë në krim nuk kanë vend në institucione. Me ata duhet të merret edhe Policia edhe Prokuroria, pra ata duhet të marrin dënimin e merituar”, tha Haxhiu për Indeksonline.

Prej bërjes publike në media të rastit në spitalin e Pejës, ka ndodhur një zinxhir shkarkimesh.

Rasi kishte ndodhur para më shumë se një jave, ndërsa institucionet nuk kishin njoftuar asgjë, deri kur u zbulua në media.

Related Articles