Ministrja Nagavci reagon pas dyshimeve për sulm seksual ndaj një nxënëseje të klasës së parë

Ministrja Nagavci reagon pas dyshimeve për sulm seksual ndaj një nxënëseje të klasës së parë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar nëpërmjet Facebook lidhur me dyshimet se një vajzë e klasës së parë u sulmua seksualisht në një shkollë të Prishtinës. Nagavci thotë se rasti do të trajtohet me prioritet, raporton Gazeta Enigma.

“Në lidhje me shkrime dhe statuse të shumta që janë publikuar sot rreth një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të një shkolle në kryeqytet, edhe pse nuk kemi ende informata zyrtare, ju siguroj se do ta trajtojmë me prioritet dhe kujdes të veçantë. Besoj se njejtë do të veprojnë të gjitha institucionet kompetente”, shkroi Nagavci në Facebook.

Shkrimi i plotë i Nagavcit:

Në lidhje me shkrime dhe statuse të shumta që janë publikuar sot rreth një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në afërsi…Posted by Arbërie Nagavci on Saturday, May 15, 2021

Related Articles