Ka vdekur në moshën 54-vjeçare agjenti i njohur i futbollit në botë, Mino Raiola.
Sipas raportimeve të para Raiola ka vdekur në spital pas një sëmundjeje të shkurtër, bëjnë të ditur mediat e huaja, shkruan Gazeta Enigma.
Raportohet se gjendja e tij ishte më e rëndë se sa po e lejonin njerëzit, por superagjenti doli nga spitali pas disa ditësh.
Raiola ishte ndër agjentët më të famshëm në botën e futbollit, duke menaxhuar një numër të madh të lojtarëve, përfshirë edhe yje të futbollit.
I ndjeri ishte edhe menaxher i futbollistit me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj.
Januzaj tani luan te Real Sociedad, ndërsa në të kaluarën djerësiti fanellën edhe të Manchester United.
Raiola lindi në Itali, por u transferua në Holandë si fëmijë me familjen e tij, duke filluar përvojën e tij të futbollit si përkthyes përpara se të bëhej një nga agjentët më të mëdhenj në këtë sport. /Gazeta Enigma/.