Gjilani ka nisur prej kohësh fazën përgatitore për stinorin pranveror të kampionatit, shkruan Gazeta “Enigma”.
Më 14 Janar gjilanasit do të udhëtojnë drejt Antalias së Turqisë, teksa kanë të aranzhuar disa duele kontrolluese.
Më 15 Janar, “Skifterët” do të përballen me ekipin e njohur skocez Livigston FC. Takimi do të zhvillohet në Titanic Resort në Antalia të Turqisë nën ndriçimin e reflektorëve.
Më 20 Janar do të përballen me hungarezët Aqvital FC Csakvar, ndërsa tre ditë më pas përballen me kazakët e FC Qyzyljar.
Në afatin kalimtar të janarit, nga ekipi ‘kuqebardh’ janë larguar Egzon Bejtullai, Valmir Nafiu, Redon Ismaili dhe Erzen Hyseni.
Ndërkohë, në ekip është afruar Fatjon Bunjaki nga Liria e Prizrenit, teksa priten edhe përforcime të tjera. /Gazeta Enigma/