Miqtë në Vushtrri “i hyjnë dru” dhëndrit

Miqtë në Vushtrri “i hyjnë dru” dhëndrit

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhune që ka ndodhur në Vushtrri.

Sipas Policisë, tre persona kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre.

Nuk bëhet e ditur nëse i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

“Fsh. Mihaliq, Vushtrri 27.08.2021 – 21:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht  bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Related Articles