Federata e Futbollit të Anglisë ka aprovuar kërkesën e Arsenalit për të shtyrë ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Derbi londinez i paraparë për të luajtur të dilenë në ora 17:30, është shtyrë për një datë ende të pacaktuar.
Raportohet se kjo nuk është pritur aspak mirë nga hierarkia e Tottenhamit të cilët ndihen të zemëruar me mendimin e shtyrjes së lojës dhe besojnë se aktualisht nuk ka një shpërthim të koronavirusit në Arsenal, thekson ‘SkySports’.
Spurs nuk kishin dëshirë që kjo ndeshje të shtyhej, pasi atyre tashmë u janë shtyrë disa takime.
Derisa disa skuadra kanë zhvilluar 22 takime, Tottenhami aktualisht ka 18 sosh dhe është katër takime mbrapa, e që do të jetë një orar më i ngjeshur për ta.
???? Our match against Tottenham on Sunday, January 16 has been postponed. #TOTARS— Arsenal (@Arsenal) January 15, 2022