Të shtunën super-ndeshjet në ligat kryesore evropiane, vëmendja kryesore në Premierligë

Të shtunën super-ndeshjet në ligat kryesore evropiane, vëmendja kryesore në Premierligë

Dita e shtune do të jetë e rezervuar me shumë ndeshje interesante në futboll.

Padyshim, kryendeshja e së shtunës mbrëma do të zhvillohet në Premierligën angleze.

Në kuadër të xhiros së 22-të, Manchester City do të përballet me Chelsean në “Etihad Stadium”.

Ndërkaq, në mesin e shumë ndeshjeve, sonte luan edhe Manchester Unitedi që do të jetë mysafir i Aston Villës.

Në Ligën 1 franceze, Paris Saint-Germain ka punë me Brestin, kurse St Etienne me Lens.

Bundesliga gjermane ofron sot gjashtë ndeshje tjet interesante, teksa Bayern Munichu synon fitore si mysafir i Kolnit, kurse kryendeshja luhet mes Monchengladbachut dhe Leverkusenit.

Dhe për fund, në kampionatin elitar italian, Serie A, Juventusi është nikoqir i Udineses. /Gazeta “Enigma”/

Ndeshjet e plota :

Related Articles