Miratohet ligji i ri që lejon dyshtetësinë në Gjermani

Miratohet ligji i ri që lejon dyshtetësinë në Gjermani

Bundestagu gjerman sot mori vendimin për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin nënshtetësinë gjermane.

Për të gjitha ata që duan të mbajnë edhe dyshtetësinë, sot u miratua ligji me emrin “Modernizimi i të drejtës për nënshtetësi” i cili lejon dyshtetësinë për shtetasit e vendeve të treta.

Kështu ka bërë të ditur gazetari Bahri Cani në llogarinë e tij në Facebook.

Me ligjin e ri shkurtohet afati i marrjes së shtetësisë gjermane nga 8 deri në 5 vjet. Në rast të integrimit të mirë, shtetësia gjermane mund të merret edhe pas 3 vjetësh.

Related Articles