Miratohet platforma e politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë

Miratohet platforma e politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është votuar shqyrtimi i platformës vjetore të politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023.

Sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, qëllimi parësor është avancimi i inteligjencës paralajmëruese dhe parandaluese në funksion të sigurisë nacionale.

“Ky dokument strategjik përmban udhëzimet e përgjithshme për punën dhe aktivitetin e AKI-së për vitin 2023”, tha Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se pas miratimit në qeveri, platforma vjetore i dorëzohet organit mbikëqyrës parlamentar për informim dhe drejtorit të AKI-së.

Related Articles