Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan pro këtij projektligji.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 74 deputetë votuan PËR, asnjë s’ishte kundër si dhe nuk pati asnjë abstenim.

Gjatë miratimit të këtij projektligji në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së që të ketë autorizime për ta kryer misionin e saj.

“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të mistrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, kishte thënë ai.

Related Articles