Mirlind Daku është duke kaluar në një formë të mrekullueshme javët e fundit me Muran.
Ai pas dy golave të shënuara në Ligën e Konferencës, arriti të realizoi edhe sonte kundër Domzale.
Në ndeshjen ndërmjet Muras dhe Domzales, 24-vjeçari ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 17-të, i cili është edhe i pari për të këtë sezon në Superligën e Sllovenisë.
Sulmuesi kosovar nuk u ndal me kaq, pasi ia doli të shënojë edhe golin e tij të dytë në ndeshje (61’), për rezultatin 3-2.
Aktualisht kanë mbetur më pas se gjysmë ore lojë nga koha e rregullt, por ka ende kohë që të nxjerrë një barazim apo ta fitojnë takimin.
Daku realizoi të enjten kundër St.Patricks në sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League, ndërsa më herët ka shënuar edhe kundër Sf.Gheorghe.
Kujtojmë se ish-sulmuesi i disa klubeve kosovare është i huazuar te Mura tash e dy sezone nga skuadra kroate, Osijek.