Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, i është ndaluar hyrja në Moldavi, me ekipin e tij slloven Mura.
Mura do të përballet sot me Sfintulun, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, shkruajnë mediat sllovene, transmeton Klankosova.tv.
Janë 23 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë, por në mesin e tyre kanë munguar 2 lojtarë, Miha Kompan Breznik, dhe Mirlind Daku.
Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë.