Misioni i OSBE-së mbështetë Kosovën në luftën kundër krimeve mjedisore

Misioni i OSBE-së mbështetë Kosovën në luftën kundër krimeve mjedisore

Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli këtë të premte trajnimin njëjavor për luftimin e krimeve mjedisore për zyrtarë policorë, prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, këtë të premte ka përmbyllur trajnimin njëjavor për luftimin e krimeve mjedisore për zyrtarë policorë, prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , si dhe ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në fjalën e tij, Kilian Wahl, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Kosovë tha se krimet mjedisore janë prerja e paligjshme e pyjeve por edhe hedhja e mbeturinave të rrezikshme.

“Për t’i luftuar efektshëm krimet e tilla është e nevojshme të kuptojmë natyrën e tyre, të ndërtojmë kapacitete dhe të mësojmë teknika për parandalimin e rrezikut të madh që ato paraqesin për shëndetin tonë, mjedisin dhe prosperitetin ekonomik”, tha Wahl.

Në seancën përmbyllëse të pranishmëve iu drejtuan ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Jan-Axel Voss, Zëvendësshef i Misionit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, dhe Riza Shillova, nga Drejtoria për Planifikim Strategjik në Policinë e Kosovës.

“Është e rëndësishme të punojmë së bashku ngase duhet të kemi qasje të integruar për të forcuar sistemin për mbrojtjen e ambientit. Nevojiten dy qasje emergjente për të mbrojtur ambientin: e para është luftimi i krimit mjedisor dhe e dyta edukimi i gjeneratave të reja për ruajtjen e ambientit, tha Ministri Aliu.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni do të vazhdojë t’i mbështesë aktivitetet për trajtimin e krimeve mjedisore në vitin 2022./Gazeta Enigma/

Related Articles