Mitrovica e Skenderaj mbeten pa ujë

Mitrovica e Skenderaj mbeten pa ujë

Të enjten, KRU Mitrovica ka njoftuar se që nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol.

Si pasoj e kësaj nuk ka furnizim me ujë të pijshëm në Mitrovicë e Skenderaj, derisa ujësjellësi të paguajë obligimet ndaj KESCO-s, për energjinë elektrike të shpenzuar.

“Apelojmë te konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit të kryejnë obligimet e tyre që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve të furnitorit tonë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KRU Mitrovica. / Gazeta Enigma.

Related Articles