“Kush i mashtroi e i largoi shqiptarët i pari, Albin akrobati e jo magjistari”

“Kush i mashtroi e i largoi shqiptarët i pari, Albin akrobati e jo magjistari”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë fjalimit të tij në seancë foli për masat e reja antiCOVID, derisa tha se për hyrjen e shtetasve të huaj në Kosovë, Qeveria Kurti ka larguar shqiptarët.



“Sot falë masave të tyre dëmit të paaftësisë qeverisëse nuk po i shpëtojnë as vëllezërit tanë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi. Kjo masë duhet të emërohet si në vijim dhe kështu do ta këndojnë edhe të tjerët “Kush i mashtroi e i largoi shqiptarët i pari, Albin akrobati e jo magjistari”, tha Zemaj.

Ai tutje, ka thënë se rreth 30 mijë persona janë konfirmuar me COVID vetëm gjatë këtij muaji, derisa ka shtuar se kjo është epilogu i një paaftësie qeverisëse.

Ndër të tjera, Zemaj thotë se ky është rezultati i qeverisjes së paaftë, e cila sipas tij edhe profesionistët shëndetësore vazhdoi t’i trajtojë me lëmoshë, që nxjerr masa joadekuate në shpërputhje me situatën, i neglizhon testimet masive e vaksinimet.

“Rezultat i qeverisë që e ulë buxhetin për MSH, largon nga puna profesionit shëndetësorë, nuk ka koordinim me komunat e shtetet përreth. Nuk ka respekt e vlerësim për punën e të gjithëve pa përjashtim”, ka thënë Zemaj.

Zemaj shtoi se arroganca, mosveprimi, propaganda janë tipare të një qeverisje të paaftë dhe popullsitë.

“Kësaj qeverie sot i bëjmë thirrje, guxo, provo për të dëgjuar, provo për të mësuar dhe për të punuar, është në pyetje shëndeti i qytetarëve”, tha Zemaj, duke theksuar se paralajmërimet e tyre se varianti Omicron e kërcënon edhe Kosovën, u injoruan krejtësisht.

“Duke reaguar gjithmonë keq dhe me vonesë, duket se ka për qëllim të na bëjë imun ehe me situatë alarmante. Ka filluar me izolim të qytetarëve dhe ekonomisë le të shpresojmë që nuk do të përjetojmë edhe ndonjë izolim politik”, tha Zemaj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles