Mitrovicasi e akuzon nipin se vodhi në shtëpinë e tij dhe e kërcënon: Do ta paguash me jetë

Mitrovicasi e akuzon nipin se vodhi në shtëpinë e tij dhe e kërcënon: Do ta paguash me jetë

Konfliktet mes të familjarëve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici.

Një konflikt familjar ka ndodhur dje edhe në Mitrovicë, ku janë përfshirë dy persona, xhaxhai me nipin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur pasi xhaxhai ka ngritur akuza ndaj nipit të vet, i cili dyshon se është përfshirë në një rast të vjedhjes në shtëpinë e tij.

Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka kërcënuar duke i thënë se “do ta paguash me jetë”, thonë tutje të njëjtat burime.

Përballë kësaj situate, viktima e ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar xhaxhain.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje. por nuk ka arritur ta kap të dyshuarin, përkundër kërkimeve.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si “Kanosje”, teksa veprimet tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e tij.

Related Articles