Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, raporton Gazeta Enigma.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident me fatalitet Gjatë natës rreth orës 01:30, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor rruga e “Ulqinit” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident katër persona janë lënduar. Më vonë nga QKUK është rapotruar se ka vdekur e aksidentuara femër rreth 71 vjeçare. Në cilësi të të dyshuarit si shkaktar i aksidententit një personi i është caktuar masa e ndalimit policor”./Gazeta Enigma/