Mëngjesin e kësaj të diele Instituti i Mjekësisë Ligjore sërish është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Gashi ka njoftuar se zjarrfikësit kanë ndërhynë me kohë në atë zonë, dhe e kanë fikur zjarrin.
“Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk di se përse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë kishin reaguar Stafi i institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare. Ne e fikëm atë të tërin”, tha ai.