Mjekët shqiptarë që punojnë në vende të ndryshme të Europës prej disa ditësh janë organizuar dhe po japin ndihmën e tyre për refugjatët që ikin nga Ukraina.
Të vendosur në kufirin polak ata pritet që të ofrojnë edhe ndërhyrje kirurgjikale për rastet që kanë marrë plagë të ndryshme.
Rëndësia e ndërhyrjes mjekësore të shpejt në disa raste është edhe jetë shpëtuese.
Ekipet e mjekëve shqiptarë, pjesë e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë do të qëndrojnë në kufirin polak për disa javë./Gazeta Enigma/