Modric: Ajo që ka bërë Kroacia në 2 Botërorët e fundit është më e madhe se fitimi i Evropianit

Modric: Ajo që ka bërë Kroacia në 2 Botërorët e fundit është më e madhe se fitimi i Evropianit

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Katarit, Luka Modric ka folur rreth eksperiencës së tij.

Ndeshja për vendin e tretë ndaj Marokut ishte me shumë gjasa e fundit e tij në një Kupë Bote.

Mesfushori i Real Madridit udhëhoqi Kroacinë në finalen e Botërorit edicionin e kaluar, kurse këtë herë në vendin e tretë.

”Për mua, ajo që ka bërë Kroacia në 2 Botërorët e fundit është më e madhe se fitimi i Euro. Si duhet ta konsiderojmë si një trofe të madh kur skuadra e tretë në grup kalon dhe fituesi nuk kualifikohet as në Kupën e Botës?”, tha ai për ‘CroTV’.

Related Articles