MBP: Afro 300 mijë persona janë pajisur me pasaportë të Kosovës gjatë vitit 2023

MBP: Afro 300 mijë persona janë pajisur me pasaportë të Kosovës gjatë vitit 2023

Po afrohen ditët kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm në Evropë dhe gjatë këtij viti 297 mijë e 560 persona janë pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Këtë statistikë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, ku tha se gjatë këtij viti kishte interesim më të madh për t’u pajisur me pasaportë.

Agjencitë turistike nga ana tjetër thonë se ka një interesim të shtuar për bileta, në krahasim me vitin e kaluar.

Kujtojmë se nga 1 janari, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza për 90 ditë, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Related Articles