Molliqaj i bën ftesë publike opozitës dhe shoqërisë civile që të kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

Molliqaj i bën ftesë publike opozitës dhe shoqërisë civile që të kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, u ka dërguar ftesë të gjitha partive opozitare dhe shoqërisë civile që të diskutohet me hapat e mëtutjeshëm në kundërshtimin e vendimit të rritjes së çmimit të rrymës.

ZRrE vendosi sot për tarifa të reja të rritjes së çmimit të rrymës, të cilën partitë opozitare kanë thënë se do ta kundërshtojnë në çdo formë.

“Takim opozitar për një kundërpërgjigje të përbashkët. Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.”, shkruan Molliqaj në ftesën e tij publike. /Gazeta Enigma/.

Related Articles