Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve në media rreth pretendimeve të mbrojtjes së Kadri Veselit se Prokuroria Speciale e Hagës është shërbyer me informacione nga inteligjenca serbe në rastet kundër Veselit dhe Hashim Thaçit.
Molliqaj ka thënë se “Kosova e lirë nuk po e mbron UÇK-në”.
“Gjykata Speciale si strukturë është e mundur vetëm në boshllëkun që krijohet nga mungesa e shtetit. Kështu është historiku i saj. Por, politika nuk e duron boshllëkun. Ai do të mbushet, materiali do të gjendet”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se Kosova nuk po i mbron njerëzit e saj, dhe ky boshllëk po mbushet me materiale të fabrikuara.
“Qeveria nuk lë gur pa lëvizur tu i luftu Gjykatat këtu. Kur jemi të Specialja, na e ruan pavarësinë e gjyqësorit”, ka shkruar ai.