Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur sërish për Asociacionin, duke thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka legjitimitet që ta themelojë pasi sipas tij e presin dy opsione, raporton Gazeta Enigma.
Molliqaj u shpreh se Kurti ose duhet ta refuzojë ose të jap dorëheqje.
“Kosova po rrezikohet për shkak se Kurti nuk po don me rreziku pushtetin e vet. Nëse Albin Kurti kish dashtë me bo marrëveshje për popullin, e kish pytë popullin. Tash po mundohet popullit me i tregu se marrëveshja është e keqe, por s’kemi qare”, tha Molliqaj.
Kujtojmë se më 18 mars, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Ohër, ku nuk përjashtohet mundësia që ta nënshkruajnë një marrëveshje mbi aneksin e zbatimit të propozimit franko-gjerman, për të cilin është gjetur dakordimi në takimin e fundit në Bruksel.