Molliqaj pas lirimit: Qeverisë Kurti po i dridhen temelet

Molliqaj pas lirimit: Qeverisë Kurti po i dridhen temelet

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se është liruar, pasi u arrestua nga policia pas protestës së veteranëve, ku edhe ai mori pjesë, shkruan Gazeta Enigma.



Molliqaj tha për arrestimin e tij se “kështu duket përndjekja politike”.

“Kjo nuk lë asnjë dilemë. Këtë ma konfirmuan edhe policët: arrestimi ishte rezultat i qartë i presionit politik. Tentim frikësimi e shfaqje e forcës, në një kohë kur kundërshtimi qytetar po rritet ndaj kësaj qeverie”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook.

“Brutaliteti autoritar që kundërshtimin e vërtetë synon ta shtypë me dhunë, nuk ka tjetër formë. Qeverisë Kurti po i dridhen temelet, prandaj këto veprime policore joligjore”, u shpreh tutje ish-anëtari i LVV-së.

Ai pretendoin se u arrestua në bazë të një urdhërarresti të lëshuar 16 ditë më parë, të cilin e quajti “të jashtëligjshëm”.

“Më liruan pas 2-3 orësh sepse s’kishin si t’më mbanin kur edhe urdhërarresti edhe arrestimi ishin të paligjshme”.

“Pse zgjodhën pikërisht 1 ditë para protestës së veteranëve ta aktivizojnë këtë urdhërarrest që ishte lëshuar para 2 javësh për një rast krejt tjetër?! Pse më liruan menjëherë, pa më dërguar as në prokurori e as në gjykatë?!”, pyeti Molliqaj.

Pos Molliqajt, pas protestës u arrestuan edhe dy anëtarë tjerë të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni.

Related Articles