Molliqaj: Qeveria frikacak s’po guxon të dal përball privatizuesve

Molliqaj: Qeveria frikacak s’po guxon të dal përball privatizuesve

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, e ka cilësuar Qeverinë e Kosovës si frikacak pas reduktimeve të energjisë elektrike në mbar Kosovën, pasi sipas tij ajo nuk po arrin t’iu dalë përballë kompanisë i cili është përgjegjës për shpërndarjen e rrymës, KEDS.

“Qeveria ‘Krejt dhe Drejt’ është bërë Qeveri ‘shumë vota për asgjë’. Qeveria nuk po guxon t’iu dalë përballë privatizuesve. Ka ndarë para të gatshme për ta, por prapë nuk kemi rrymë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sipas tij reduktimet e energjisë elektrike janë të papranueshme dhe të padurueshme dhe si rrjedhojë ato duhen të ndalen.

“KEDS po gënjen. Nuk janë 2 orë në ditë reduktimet. Ka lagje në Prishtinë e fshatra gjithandej Kosovës ku rryma është ndalur për 6 orë rresht. Operatori privat e ka detyrim kontraktual furnizimin me energji elektrike. Nese kjo nuk ndodh, është Qeveria që duhet të ndërhyjë”, ka vazhduar ai.

Ai madje ka bërë të ditur se aksionet dhe organizimet e PSD-së ndaj fenomenit të ndërprerjes së energjisë elektrike do të vazhdojnë duke u rritur.

“Të gjithë që kanë preokupim këtë padrejtësi i ftojmë në mosdëgjueshmëri qytetare. Ajo që sot na bashkon, pa dallim, është terri ku na ka futur kjo Qeveri”, ka përfunduar ai.

Ndryshe gjatë ditës së mërkurë përmes një aksioni simbolik, PSD ka protestuar para objektit të KEDS, duke shpërndarë monedha false prej 500 euro dhe duke hapur pankartën në formë të një çeku ku shkruhej “Në emër të popullit, paratë e popullit, kapitali privat”.

Kjo për arsye për të treguar se Qeveria e Kosovës ka legjitimuar krimin e privatizimit duke financuar KEDS me 20 milionë euro.

Related Articles