Kishte një konfuzion mbi golin e Kylian Mbappes që përfundimisht fitoi Ligën e Kombeve për Francën, pasi një lojtar i Spanjës shkatërroi kurthin e tij jashtë loje.
Furia e Kuqe kishte kaluar në avantazh përmes Mikel Oyarzabal dhe super goli i Karim Benzemas e anuloi atë pothuajse menjëherë.
Mbappe më pas pranoi një asistim nga Theo Hernandez dhe mposhti Unai Simon ballëpërballë për atë që doli të ishte goli i fitores.
Repriza sugjeroi se Mbbape ishte jashtë loje, pasi ai nuk ishte në vi me Eric Garcian.
Sidoqoftë, ishte pikërisht anëtari i Barcelonës që shkatërroi kurthin e tij të pozitës jashtë loje duke kontaktuar me topin, pasi kishte një prekje të vogël.
Ajo prekje e anuloi9 pozitën jashtë loje dhe do të thotë që Mbappe shënoi një gol të rregullt.
Mediat spanjolle e konsideruan atë një ‘skandal’, por rregullat e lojës thonë se Eric Garcia kishte kontakt me topin.
Mbappe goal for France against Spain pic.twitter.com/T9EWr77Svl— Live News For All (@LiveNewsForAll_) October 10, 2021
Sikur ai ta linte kalimin, aksioni do të ishte ndaluar për pozitë jashtë loje.
Ish-gjyqtarët dhe tani ekspertët e televizionit Luca Marelli dhe Tiziano Pieri të dy shpjegojnë se ky është shqiptim i saktë i rregullave, edhe pse atyre mund të mos i “pëlqejë” mënyra sesi interpretohen aktualisht rregulloret.