Momenti kur “BNE” qëllojnë trupat e kundërshtarëve serbë

Momenti kur “BNE” qëllojnë trupat e kundërshtarëve serbë

Skuadra shqiptare e CS:GO, Bad News Eagles kanë pasur një ditë mjaft të mirë dje, ku kanë arritur dy fitore nga tri ballafaqime.

Fillimisht ekipi shqiptar, bNE fitoi ndaj ekipit serb, iNation, teksa më pas mposhtën edhe ekipin turk, Eternal Fire.

Vëmendja më e madhe ishte tek ndeshja ndaj ekipit serb, ku pati shumë tensione e momente interesante.Një ndër momentet më të komentuara në interenet ditën e djeshme ishte ai i “Senerit”, lojtarit të Bad News Eagles, i cili pas triumfit u “shfrye” tek kundërshtarët.

Pasi BNE fitoi, Sener Mahmuti shihet teksa qëllon mbi trupat e kundërshtarëve të eliminuar të ekipit serb, iNation, moment ky që ka bërë bujë në mediat sociale.

Related Articles