Paraburgim për fajde, detyroi viktimën të paguante 40 mijë euro kamatë

Paraburgim për fajde, detyroi viktimën të paguante 40 mijë euro kamatë

ykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit ndaj F.G, i cili dyshohet për vepren penale “Fajde”.



Në njofitmin e gjykatës thuhet se i pandehuri nga data 1 shkurt 2022, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të personit, në atë mënyrë që i dëmtuari E.A., për shkak të vështirësive financiare si pasojë e pandemisë nga virusi Covid-19, është detyruar që të kërkoj para fajde nga i pandehuri, në atë mënyrë që fillimisht ka marrë katërmijë euro me fajde 20% në muaj.

“Por, sipas Gjykatës, “me pamundësi për t’i paguar shumat e fajdeve është detyruar të merr edhe 3 herë nga dymijë euro dhe një herë gjashtëmijë euro, pra gjithsej gjashtëmbëdhjetë mijë euro, për të cilat ka paguar në emër të fajdeve nga tremijë e dyqind euro në muaj, kështu që brenda një viti ka paguar shumën prej katër dhjetë mijë euro vetëm për fajde, kurse borxhin prej gjashtëmbëdhjetë mijë euro ka mbetur pa e paguar”, thuhet në njoftim

Related Articles