Tragjedi në futbollin shqiptar! Sulmuesi Raphael Dwamena nuk ia del t’i mbijetojë sulmit në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.
Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës.
Pikërisht atje sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse.