Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.
Viktima është një 30-vjeçar nga qyteti i Podujevës.
Po ashtu edhe një grua mbeti e lënduar, e cila po e vazhdon trajtimin në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Më poshtë mund të shihni momentin e rrëzimit të lisit.