“Momentumi historik i Shqipërisë drejt BE forcon edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës”

“Momentumi historik i Shqipërisë drejt BE forcon edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës”

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, në kuadër të kremtimit të 50-vjetorit të krijimit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim, presidentët Begaj dhe Osmani rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për bashkëpunim të pandalshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se mund të nxisin së bashku projekte të reja zhvillimore.

Presidenti Begaj theksoi gjithashtu momentumin historik të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke vënë në pah se rritja e rolit dhe ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare kontribuon drejtpërdrejt edhe në avancimin e Kosovës në procesin e njohjeve dhe afirmimin ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Kosovë, në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve u mikprita nga Presidentja Vjosa Osmani. 

Rikonfirmuam bashkëpunimin e palëkundur Shqipëri–Kosovë dhe rëndësinë e projekteve të përbashkëta zhvillimore.

Momentumi historik i Shqipërisë drejt BE forcon edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Related Articles