Monaco ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Paris Saint-Germain, në kuadër të xhiros së 23-të në Ligue 1, raporton Gazeta Enigma.
Golovin shënoi për 1-0 në minutën e 4-të i cili u asistua nga Ben Yedder.
Ben Yedder shënoi për 2-0 në minutën e 18-të.
Parisi e ngushtoi epërsinë në minutën e 39-të me golin e Zaire – Emery.
Për 3-1 shënoi Ben Yedder në minutën e 45+2-të.
Pas kësaj fitoreje Monaco pozicionohet në vendin e dytë me 47 pikë.
Kurse Parisi mbetet në vendin e parë me 54 pikë.