Mori letër nga Sekretari Blinken, reagon kryeministri Kurti

Mori letër nga Sekretari Blinken, reagon kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur letrën dhe mbështetjen që i erdhi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kurti përmes një shkrimi në tiwtter, tha se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshje që prodhon njohje reciproke.

“E mirëpres letrën dhe mbështetjen e sekretarit Amerikan, Antony Blinken, për prioritet dhe punët tona në punë dhe drejtësi. Kosova është mirënjohëse për angazhimin e SHBA-së në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje që prodhon njohje reciproke. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në letrën e tij ka thënë se marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Përveç dialogut, Blinken ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar në arritjen e marrëveshjes për energji në veri të Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

“Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka thënë Blinken.

Lidhur me këtë letër vetëm sa filluan reagimet nga analistë e gazetarë që komentojnë situatën politike në vend.

Në komentet e tyre gjejmë interpretime të ndryshme, ku thuhet se përmes kësaj letre, Blinken nga Kurti kërkoi të implementohet Asociacioni i Komunave Serbe, të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit, për rrymën në veri./Gazeta Enigma/

Related Articles