Mori rrugë për dasmë, përfundoi në spital – detaje nga plagosja e 43-vjeçarit në Shqipëri
Ditën e nisi si zakonisht. Në mbrëmje po bëhej gati të shkonte në një dasëm, mirëpo plumbi që e mori në këmbë ia pamundësoi, Çel Shabaj, 43 vjeçarit nga Shkodra.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjën e 13 gushtit, rreth orës 20:40.
Shabaj që mbeti i plagosur u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, dhe siç njofton Top Channel, ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë policia menëjerë pas plagosjes e ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Kristjan Kakija.
Bashkë me të dyshuarin, në stacion janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në të njejtin automjet me të.
Deri tek incidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje se kush duhet të kapërcente i pari me veturë.
Sipas burimeve shtetasi Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer edhe njëherë dhe ka nxjerrë armën duke plagosur 43 vjeçarin.
Policia dhe prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti. /Gazeta Enigma