Mos ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, Nagavci: Kompensim do të ketë – por për punën e bërë

Mos ekzekutimi i pagave për mësimdhënësit, Nagavci: Kompensim do të ketë – por për punën e bërë

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci është deklaruar lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit, të cilëve ende nuk u janë ekzekutuar.

Ministrja ka theksuar se kompensim do të ketë, por për punën e bërë.

Nagavci ka shkruar se për këtë çështje kanë diskutuar edhe me kryesinë e SBASHK-ut, se a do t’i kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer.

“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi. Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja ka theksuar se sot do të publikojnë edhe Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit.

Related Articles