“Mos ma prek Kosovën”, “Lajçak shko në shtëpi”, ishin vetëm disa nga pankartat që u shfaqën në Bruksel gjatë një proteste të shqiptarëve të diasporës të organizuar të shtunën më 7 tetor, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Në protestë morën pjesë qindra protestues të cilët mbanin pankarta të ndryshme në duar.
Ndër to përmendej edhe ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku u vra gjatë detyrës zyrtare rreth orës 03:00 të 24 shtatorit.
Pas vrasjes së policit, rreth 30 persona të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në Manastirin e fshatit Banjska të Zveçanit, për të vazhduar sërish me sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Nga gjuajtjet me armë zjarri u vranë edhe tre sulmues serbë. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës u dënua fuqishëm nga ndërkombëtarët.
Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist e mori nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq. / Gazeta Enigma.