Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka folur për procesin e mosmbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Ai ka thënë se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës u bën bashkë në mbrojtje të Kushtetutës.
“Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme”, ka shkruar Kryeziu.
Ndryshe, referendumi i Serbisë u mbajtë gjatë ditës së djeshme, ku Njësitet e Policisë e kanë përcjellur situatën në veri të Kosovës, kjo për shkak të protestave të mbajtura atje.
Një grup serbësh ishin mbledhur në orët e hereshme të mengjesit në Mitrovicën Veriore për të kundërshtuar mosmbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.