Njësia Speciale “bllokon” rrugët në drejtim të Mitrovicës dhe Podujevës

Njësia Speciale “bllokon” rrugët në drejtim të Mitrovicës dhe Podujevës

Qytetarërt serb të dielën votojnë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, por Kuvendi i Kosovës për këtë çështje miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi në vendin tonë, shkruan Gazeta Enigma.



Njësia Speciale e Policisë së Kosovës janë vendosur në rrugët në drejtim të Mitrovicës dhe Podujevës.

Automjete të ndryshme të janë duke qëndruar në disa pika në këto rrugë, ku në disa prej tyre ka edhe kontrolle të detajuara të automjeteve që qarkullojnë në këto rrugë.

Përveç pjesëtarëve të policisë në rrugën Prishtinë-Podujevë-Merdarë, janë vendosur edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Në Lluzhan në afërsi të stacionit të policisë kufitare, është krijuar një pikë vëzhguese nga ana e pjesëtarëve të KFORI-it hungarez.

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit, Policia e Kosovës ka vendosur një postbllok duke kontrolluar të gjitha veturat që qarkullojnë në drejtim të Mitrovicës dhe në drejtim të Prishtinës.

Ndërsa, edhe ditën e djeshme (të shtunën), automjete të blinduara të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë parë duke qarkulluar në Mitrovicë.

E gjitha kjo po ndodh ditën kur Serbia po mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.

“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, kanë thënë burimet brenda policisë.

Ndryshe, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin.

Qytetarët e Serbisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.

Mbrëmjen e së shtunës vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles