Mot me diell edhe sot në Kosovë

Mot me diell edhe sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell, transmeton Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Related Articles