Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Vala e të nxehtit vazhdon edhe ditët e fundit të korrikut, ndërsa nga mesi i javës priten edhe rrebeshe me bubullima.

Sot do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e ditën e mërkurë dhe të enjte priten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Ndërkohë që koncentrimet e grimcave të materies parashihet të jenë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Në nivele të rrezikut shumë të lartë do të jetë edhe indeksi i rrezeve ultraviolete, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

27 korrik  – mbetet nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

28 korrik – nxehtë dhe zagushi, me diell e vransira. Pasdite rrebeshe shiu me bubullima.

29 korrik – kryesisht me diell e nxehtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 18C e 22C, e ato maksimale ndërmjet 32C e 36C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike në rënie, deri të martën edhe nën vlera normale, më pas me tendencë të rritjes, njofton Prishtina Weather.

Related Articles