Moti në Kosovë, 20 dhjetor 2021

Moti në Kosovë, 20 dhjetor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikojë që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë celsius.

Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore. Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik.

Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike.

Related Articles