Moti në Kosovë, 4 qershor 2021

Moti në Kosovë, 4 qershor 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi  do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, raporton Gazeta Enigma.

IHK njofton se në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve, ndërsa IHK njofton se java e ardhshme parashihet me reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./Gazeta Enigma/

Related Articles