Moti për sot

Moti për sot

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluara.

Temperaturat mbeten të ngjashme në të dy vlerat ekstreme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ato minimale do të sillen mes 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25 dhe 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.

Related Articles