Moti për sot nga 8 deri 24 gradë

Moti për sot nga 8 deri 24 gradë

Mot me vranësira, e herë pas here me intervale me diell do të jetë të mërkurën në Kosovë.

“[Të mërkurën] do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s”. / Gazeta Enigma.

Related Articles