Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të bien në vlera negative, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 11 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen mes -3 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja. /Gazeta Enigma.